Transmetimi i emisionit argëtues e për të rinj “Hajt me t’mira” në Televizionin Dukagjini ka filluar me 2 Janar 2003, dhe do të zgjas derisa të këmi shëndet, vullnet për punë, dhe gjithsesi ajo që është më kryesoria derisa të kemi përkrahjen e juaj.
Emisioni “Hajt me t’mira” për momentin vlersohet si njëri ndër emisionet më të shikuar në Televizionin e Dukagjinit, për çfarë ne redaksia e këtij emisioni ndihemi krenar...

Çka përmban emisioni “Hajt me t’mira”… ?

Asnjëher nuk jemi të njejtë, çdo javë mundohemi të sjellim ndonjë risi, më të vetmin qellim të jemi sa më atraktiv dhe tërheqës për teleshikuesit.




Emision kontaktues e argëtues për të rinj “POZITIV” i cili në transmetim të drejtëpërdrejtë që nga data 2 tetor 2006 u ofrohet shikuesve të Televizionit Dukagjini, çdo të hënë, marte, mërkurë dhe të premtë nga ora 17:05, ka një përmbajtje tejet argëtuese e atraktive.
Moderator te emisionit “POZITIV” janë Rajan Arapi dhe Fjolla Gashi.

- Thelbësore në këtë emision është tema e përzgjedhur nga vetë teleshikuesit të cilët dërgojn propozimet dhe idet e tyre, e që në anën tjetër gjatë 60 minutave të këtij emisioni debatohet përmes telefonatave, emailave dhe mesazheve telefonike.
Temat çdo herë jane të ndryshme ( te natyrës relaksuese, përditshmëris ), mirpo nuk mungojn edhe ato të cilat në mes të shikuesve dhe moderatorëve në studio nxisin debat mjaft tërheqës.
- Poashtu në emisionin “POZITIV” nuk mungojn edhe storiet mjaft interesante nga tereni të cilat çdo ditë i pregatitë bashkpuntorja Blerina Et’hemi - Lashi.
- Rubrika tjetër vjen ajo me informacione të freskëta nga bota e show biznesit të cilat i pasqyron në kronikën standarde “Show Biz” bashkpuntori Amor Sahatçiu.
- Gjithashtu ne emisionin “POZITIV” kohe pas kohe te pranishëm janë edhe mysafirë të ndryshëm, qoft talent të rinjë, personalitete të njohura nga sfera të ndryshme të jetës, artistë, etj, e që në emision i nënshtrohen vetëm temës së caktuar.

- Emisioni “POZITIV” fillimisht ka startuar me një kohëzgjatje prej 60 minutash, ndërkohë për shkak të interesimit dhe kërkesave të mëdha nga ana e shikuesve shumë shpejt pritet që kjo kohëzgjatje të ritet.